• e mërkurë, 21 janar 2026

Izraeli e rrënon zyrën e organizatës humanitare të KB-së në Jerusalem për shkak të lidhjeve me Hamasin

Izraeli e rrënon zyrën e organizatës humanitare të KB-së në Jerusalem për shkak të lidhjeve me Hamasin

Jerusalem, 20 janar 2026 (MIA) – Izraeli filloi me rrënimin e zyrës së Kombeve të Bashkuara në Jerusalem, pasi qeveria paraprakisht vendosi restrikcione për organizatat humanitare të cilat u ofrojnë ndihmë palestinezëve. 

UNRVA (UNRWA), Agjencia e KB-së për ndihmë dhe punë me refugjatë palestinezë në X njoftoi se forcat izraelite konfiskuan pajisje të personelit dhe e detyruan ta lëshojë selinë e tyre në lagjen Sheik Xhara. 

“Ky është sulm i paparë edhe atë jo vetëm ndaj UNRVA-së dhe hapësirave të saj. Kjo përfaqëson shkelje serioze të të drejtës ndërkombëtare dhe të privilegjeve dhe imunitetit të Kombeve të Bashkuara”, theksohet në kumtesë. 

Izraeli një kohë të gjatë e dënonte agjencinë UNRVA për shkak të, siç thotë, qëndrimeve propalestineze dhe e akuzoi për lidhje me Hamasin, gjë të cilën ajo e mohoi. fc/

 

QËNDRONI TË LIDHUR