• e martë, 01 tetor 2024

Ivanova: I bashkuam përpjekjet tona në zbatimin e strategjive të Agjendës së BE-së, që të rinjtë të mund të përfitojnë nga ky proces

Ivanova: I bashkuam përpjekjet tona në zbatimin e strategjive të Agjendës së BE-së, që të rinjtë të mund të përfitojnë nga ky proces

Shkup, 30 shtator 2024 (MIA) - Në vitin 2022 në takimin e fundit në Tiranë arritëm hapa kyç, ndër të cilët është bashkëpunimi ynë i frytshëm rreth programit “Erasmus Plus”, si dhe strategjitë për specializim të zgjuar. Ne kemi bashkuar të gjitha përpjekjet për Agjendën e BE-së për Ballkanin Perëndimor për inovacion, kërkim, kulturë, rini dhe sport dhe së bashku sigurojmë që brezat e rinj të mund të nxjerrin përfitime të plota nga ky proces, tha Iliana Ivanova, Komisionere Evropiane për inovacion, kërkim, kulturë, arsim dhe rini. 

Ajo në fjalimin e saj në hapjen e takimit ministror për Agjendën e BE-së për Ballkanin Perëndimor për inovacion, kërkim, kulturë, rini dhe sport që mbahet në Shkup, në organizim të Delegacionit të Bashkimit Evropian, ajo theksoi se respekton përpjekjet dhe angazhimin tonë në zbatimin e strategjive të Agjendës së BE-së.

"Që nga takimi ynë i fundit i mbajtur në Tiranë në vitin 2022, ne kemi arritur shumë hapa kyç, për të cilët duhet të jemi krenarë. Këtu mund të përmend bashkëpunimin tonë të frytshëm për programin “Erasmus Plus”, i cili është vendimtar për rrugën drejt anëtarësimit në BE. Strategjitë për specializim të zgjuar janë gjithashtu një gur themel i agjendës së Ballkanit Perëndimor. E vlerësoj shumë përkushtimin tuaj në zbatimin e suksesshëm të këtyre strategjive", shtoi Ivanova.

Kultura, siç theksoi, është gjithashtu një shtyllë e rëndësishme e bashkëpunimit, sepse bashkon diversitetin.

"Platforma ministrore e  këtij viti për Kulturën është edicioni ynë i dytë dhe ne jemi të përkushtuar që të forcojmë bashkëpunimin në këtë fushë. Këtu mund të përmend programin tonë "Evropa krijuese" që ekziston që nga viti 2020 dhe ku qytete nga vendet e Ballkanit Perëndimor mund të aplikojnë për qytete evropiane të kulturës. Novi Sadi tashmë ka prezantuar një program të shkëlqyer kulturor nga viti 2022 dhe mezi pres të shoh se çfarë do të ofrojë Shkupi në vitin 2028", tha Ivanova.

Ajo nënvizoi se vëren "një momentum të matur për procesin e zgjerimit" dhe inkurajon të gjithë nga rajoni që të zbatojnë të gjitha kriteret e renditura në agjendën e BE-së.

"i kemi bashkuar të gjitha përpjekjet e përbashkëta për agjendën e Ballkanit Perëndimor për inovacion, kërkim, kulturë, rini dhe sport, në mënyrë që të përshpejtojmë konvertimin e ekonomive tuaja në BE dhe së bashku të sigurojmë kapitalin më të vlefshëm të rajonit, brezat e rinj, të mund të përfitojnë plotësisht nga ky proces. Kemi bërë një rrugë të gjatë, kemi ende shumë punë për të bërë dhe pres një shkëmbim frymëzues të mendimeve këtu në Shkup", theksoi Ivanova.

Në takimin ministror sot marrin pjesë ministra nga Maqedonia e Veriut dhe nga rajoni, si dhe përfaqësues nga drejtoritë përkatëse të Komisionit Evropian, organizatat ndërkombëtare dhe komuniteti i biznesit. ls/

Foto: MIA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR