• e enjte, 26 dhjetor 2024

Italia e mposhti Holandën në ndeshjen për vendin e tretë në Ligën e kombeve

Italia e mposhti Holandën në ndeshjen për vendin e tretë në Ligën e kombeve

Enshede, 18 qershor 2023 (MIA) - Reprezentacioni i Holandës pasditen e sotme ka humbur nga Italia (2:3) në ndeshjen për vendin e tretë në Ligën e kombeve.

Mysafirët nga Italia kaluan në avantazh në pjesën e parë falë golave ​​të Federiko Dimarkos dhe Davide Fratesit. Në pjesën e dytë, Federiko Kieza shënoi për Italinë, ndërsa Stiven Bergvijn dhe Xhorxhinio Vajnaldum shënuan për Holandën.

Italia për herë të dytë përfundon në vendin e tretë në Ligën e kombeve, të njëjtën renditje përfaqësuesja italiane në futboll e arriti në vitin 2021.

Sonte në mbrëmje në finale do të përballen Kroacia dhe Spanja. Ndeshja do të luhet në Roterdam nga ora 20:45.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR