• e shtunë, 23 nëntor 2024

Ish-kryetari i LSDM-së Mitreski kundër kryesisë aktuale të LSM-së

Ish-kryetari i LSDM-së Mitreski kundër kryesisë aktuale të LSM-së

Shkup, 23 gusht 2024 (MIA) - Zhivko Mitreski, ish-kryetar i Lidhjes së sindikatave të Maqedonisë, sot në konferencë për shtyp foli për kërkesën e Lidhjes së sindikatave për rritje të rrogave duke pohuar se kryetari aktual i LSM-së, Sllobodan Trendafillov po e mashtron opinionin. Trendafillov, ndërkaq, i cili gjithashtu mori pjesë në konferencën për shtyp, tha se LSM është sindikatë përfaqësuese dhe se mbeten në kërkesën për rritje të rrogave.

Pohon se është ndërruar në mënyrë jolegjitime nga funksioni me vendim të nënshkruar nga ish-ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Frosina Remenski.

"Ka arritur kërkesë më e re nga ana e BE-së drejt kryetarit të Qeverisë së RMV-së, gjithashtu edhe drejt minsitrit të Ekonomisë dhe Punës me të cilët kërkojnë eliminim të të gjitha vendimeve, posaçë[risht të vendimit të zonjës Remenska me të cilin në më[nyrë jolegjitime u ndërrova bga pozita e kryetarit të LSM-së", deklaroi Mitreski.

Kryetari aktual i LSM-së, ndërkaq në deklaratë për mediumet tha se mbeten në kërkesën për rritje të rrogave.

Mitreski ishte kryetar i LSM-së deri në vitin 2017 kur funksionin e mori Darko Dimovski. ab/

Foto: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR