• e hënë, 01 korrik 2024

Irani ka përshendetur përgjigjen pozitive të Hamasit për planin për armëpushim në Rripin e Gazës

Irani ka përshendetur përgjigjen pozitive të Hamasit për planin për armëpushim në Rripin e Gazës

Teheran, 7 maj (MIA) - Zëdhënësi i Ministrisë iraniane të Punëve të Jashtme ka përshëndetur përgjigjen pozitive të Hamasit për planin e parashtruar nga vendet që ndërmjetësojnë në marrëveshjen për armëpushim për t'i dhënë fund luftës gjenocidale të regjimit sionist kundër Rripit të Gazës.

"Republika islamike iraniane ka mbështetur planin e parashtruar, duke përfshirë një fund të menjëhershëm dhe përfundimtar të sulmeve dhe krimeve të regjimit sionist, heqjen e bllokadës brutale të Gazës, lirimin e të burgosurve palestinezë dhe tërheqjen e plotë dhe të pakushtëzuar të forcave pushtuese izraelite nga Rripi i Gazës, si dhe restaurimi i infrastrukturës së shkatërruar", theksoi zëdhënësi i MPJ-së iraniane.

Deklarata e tij vijoi pas njoftimit të Hamasit mbrëmë se u dakordua me propozimin e Egjiptit dhe Katarit për armëpushim. rq/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR