• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Në Itali sekuestrohet drogë sintetike nga Kina në vlerë prej 630 milionë euro

Në Itali sekuestrohet drogë sintetike nga Kina në vlerë prej 630 milionë euro

 Romë, 1 korrik 2024 (MIA) - Dogana e Italisë sot kumtoi se kanë sekuestruar më shumë se gjashtë tonë drogë kimikale "prekursorë" nga Kina më vlerë prej 630 milionë euro (678 milionë dollarë).

Një sipërmarrës italian nga Milano është vënë nën hetim, ndërsa dy shtetas kinezë janë arrestuar në Holandë si pjesë e një hetimi të kryer nga agjencia evropiane e bashkëpunimit gjyqësor Evroxhast, kumtoi dogana italiane. rq/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR