• e martë, 24 dhjetor 2024

Irani i ftoi në bisedime ambasadorët e Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë dhe Holandës

Irani i ftoi në bisedime ambasadorët e Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë dhe Holandës

Teheran, 12 shtator 2024 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme në Iran sot i ftoi në bisedime ambasadorët e Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë dhe Holandës, pasi këto vende e akuzuan Teheranin se ka dërguar raketa balistike në Rusi dhe paralajmëruan sanksione të reja. 

Sekretari amerikan i Shtetit, Antoni Blinken sot deklaroi se Rusia ka marrë raketa balistike nga Irani dhe me siguri do t'i përdorë në luftën kundër Ukrainës në afat prej disa javësh. 

SHBA-ja, Britania e Madhe, Gjermania dhe Franca më herët paralajmëruan sanksione të reja kundër Teheranit, përfshirë edhe kundër transportuesit kombëtar "Iran Er". 

Kremlini deklaratën e Blinkenit e vlerëson si të pabazë, ndërsa Irani e ka quajtur "gënjeshtër dhe të gabuar" dhe i dënoi sanksionet e reja. qa/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR