• e enjte, 18 korrik 2024

Inzagi pas barazimit me Juventusin: E dinim që kundërshtari do të presë dhe do të mbrohej shumë thellë

Inzagi pas barazimit me Juventusin: E dinim që kundërshtari do të presë dhe do të mbrohej shumë thellë

Milano, 27 nëntor 2023 (MIA) - Trajneri i Interit, Simone Inzagi ka shprehur mendimin e tij për derbin me Juventusin në xhiron e 13-të të kampionatit italian.

Ndeshja u zhvillua mbrëmë në Torino dhe përfundoi me rezultat baras 1:1.

"Ishim të përgatitur për një Juventus si ky, e dinim që kundërshtari të presë dhe do mbrohej shumë më thellë. Ndeshja ishte thuajse e njëjta me të kaluarën, atëherë pësuam humbje, duke krijuar edhe më shumë shanse. E dimë që Juventusi mbrohet mirë dhe zhvilluam një ndeshje të fortë kundër vendit të dytë në kampionat", tha Inzagi për "DAZN".

Interi me 32 pikë mban vendin e parë në tabelë në Seria A.

Juventusi është i dyti me 30 pikë. si/ 

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR