• e enjte, 18 korrik 2024

Inzagi për barazimin me Porton: Kemi luajtur shkëlqyeshëm

Inzagi për barazimin me Porton: Kemi luajtur shkëlqyeshëm

Porto, 15 mars 2023 (MIA) - Trajneri i Interit, Simone Inzagi, për habinë e shumicës si briliante e ka vlerësuar lojën me Porton mbrëmë mysafir në revanshin  e xhiros së 1/8-të të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja përfundoi në barazim 0:0, ndërsa Interi shpëtoi nga disfata disa herë.Nikoqirët nukkishn fat. Ata patën disa mundësi të mira për të shënuar gol, ndërsa  dhe në plotësimin e arbitrit tre herë e goditën kornizën e portës së Interit. 

 Për shkak të fitores 1:0 në ndeshjen e parë, Interi shkon në çerekfinale.

 "Kemi luajtur shkëlqyeshëm. Lojtarët vepruan si një ekip dhe bënë një ndeshje të jashtëzakonshme. Patëm një pjesë të parë të shkëlqyer dhe të gjithë së bashku luftuam deri në fund. Nder dhe lavdërim për këtë ekip!", e citon pres shërbimi i UEFA-s, Inzagin.

 Kundërshtari i “neroazurëve” në fazën tjetër do të përcaktohet me short që do të hidhet më 17 mars. ar/

 Foto:EPA

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR