• e enjte, 18 korrik 2024

Inzagi në stolin e Interit deri në vitin 2024

Inzagi në stolin e Interit deri në vitin 2024
Romë, 21 qershor 2022 (MIA) - Klubi i futbollit Inter njoftoi sot se e ka vazhduar kontratën me trajnerin Simone Inzagi (46) deri në verën e vitit 2024. Inzagi është ulur në stol në vendin e Antonio Kontes, pasi pesë sezone ishte trajner i Lacios. Verën e kaluar Inzagi nënshkroi kontratë nëntë vjeçare, e cila sot është vazhduar për edhe një sezon. Në sezonin e tij të parë në stolin e "zi-bluve" Inzagi nuk ka arritur ta mbrojë titullin e kampionit, duke qëndruar në fund dy pika pas rivalit Milan, por e fitoi kupën italiane dhe erdhi deri në 1/8 të finales në Ligën e Kampionëve, që ishte një sukses i tillë i suksesshëm për Iterin në garën elitare pas pauzës prej nëntë viteve. fb/

QËNDRONI TË LIDHUR