• e shtunë, 23 nëntor 2024

Inzagi ka dhënë deklaratë në polici në hetimin për lidhjet mes tifozëve të Interit dhe mafiës italiane

Inzagi ka dhënë deklaratë në polici në hetimin për lidhjet mes tifozëve të Interit dhe mafiës italiane

Milan, 9 tetor 2024 (MIA) - Simone Inzagi, trajneri i klubit italian të futbollit Inter, ka dhënë deklaratë në polici si pjesë e hetimit për lidhjet mes grupeve të tifozëve dhe organizatave kriminale, transmetojnë mediat italiane. Inzagi është marrë në pyetje si dëshmitar. 

Javën e kaluar policia italian arrestoi 19 tifozë të Interit dhe Milanit, prej të cilëve shumica dyshohen për lidhje me mafian kalabreze "Ndrangeta".

Urdhri i arrestit përbëhet nga 568 faqe. Ai përmban detaje të një bisede telefonike midis liderit të tifozëve të Interit, Marko Federiko dhe Inzaghit, përpara fillimit të finales së Ligës së Kampionëve në vitin 2023. Ai i kërkoi trajnerit të lobonte te drejtorët e klubeve për më shumë bileta për mbështetësit e grupit të tij të tifozëve.

Sipas prokurorëve italianë, dy skuadrat nuk janë palë përgjegjëse në hetim, por duhet të rishikojnë politikën e tyre për aktivitetet që lidhen me tifozët, si dhe strukturën e tyre të biznesit, për të shmangur depërtimin e të dyshuarve në krim.

Interi nuk e komentoi rastin. Presidenti Xhuzepe Marota tha se klubi po bashkëpunon me autoritetet. ls/

Foto: Arkiv 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR