• e enjte, 18 korrik 2024

Inzagi: Jemi krenar për kualifikimin e tretë radhazi të Interit në plejofin e Ligës së kampionëve

Inzagi: Jemi krenar për kualifikimin e tretë radhazi të Interit në plejofin e Ligës së kampionëve

Milano, 9 nëntor 2023 (MIA) - Trajneri i Interit, Simone Inzagi ka lavdëruar skuadrën e tij pas fitores së mbrëmshme ndaj Salcburgut (1:0) në ndeshjen e xhiros së 4-të të fazës së grupeve të Ligës së kampionëve.

"Djemtë luajtën mirë kundër një ekipi të fuqishëm dhe të ri me lojtarë që vrapojnë shumë. Është shumë e vështirë të luash kundër tyre. Por në pjesën e dytë të lojës ishim më të mirë, sepse intensiteti i tyre ra dhe për mendimin tim merituam fitoren. Jemi krenar që arritëm të kalojmë fazën e grupeve në dy ndeshjet para fundit, nuk ishte e lehtë. Për të tretin sezon më radhë jemi në plejof dhe është më se e merituar", tha Inzagi për ueb faqen e UEFA-s.

Nga grupi D, së bashku me Interin, kualifikim në plejof ka siguruar edhe Real Sociedad.

Në xhiron e radhës, Interi do të luajë si mysafir ndaj Benfikës më 29 nëntor.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR