• e mërkurë, 10 korrik 2024

Inzagi do të marrë 6,5 milionë euro në sezon te Interi

Inzagi do të marrë 6,5 milionë euro në sezon te Interi

Milano, 9 korrik 2024 (MIA) - Simone Inzagi do të marrë 6.5 milionë euro neto për sezon me kontratën e re si trajner i Interit, bëri të ditur sot gazetari italian Fabricio Romano.

Pritet që eksperti 48-vjeçar të nënshkruajë kontratën e re me kampionët e Italisë deri në fund të sezonit 2025-2026.

Nëse Inzagi i çon "nerazurët" përsëri drejt titullit të Seria A, për të është planifikuar bonus special prej dy milionë eurosh.

Kontrata aktuale e Inzagit me Interin skadon në qershor të vitit 2025. Ai është në krye të klubit italian nga sezoni 2021-2022.

Inzagi për momentin nënshkruan vazhdim të kontratës për një vit në fund të çdo sezoni të Seria A.

Foto: arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR