• e enjte, 26 dhjetor 2024

Investitorë nga Katari të gatshëm ta blejnë Mançester Junajtedin

Investitorë nga Katari të gatshëm ta blejnë Mançester Junajtedin

Londër, 8 shkurt 2023 (MIA) – Një ofertë në vlerë prej rreth katër miliardë euro përgatit një grup investitorësh nga Katari për ta blerë klubin anglez të Premier ligës, Mançester Junajtedin, i cili nga viti 2005 është në pronësi të familjes amerikane Glejzer.

Siç raportojnë mediat britanike, oferta e Katarit do të arrijë në adresën e klubit nga “Old Traford”-i ditët në vijim.

Familja Glejzer paralajmëroi se në nëntor të vitit të kaluar do të shesë Junajtedin, ndërsa oferta nga palët e interesuara do të presë deri në mesin e këtij muaji.

“Investitorët nga Katari duan ta blejnë Mançester Junajtedin, sepse e shohin këtë klub si një projekt të përkryer futbolli. Investitorët nga Katari janë të bindur se oferta e tyre do të jetë më e favorshmja”, shkruan “Dejli Mejl”.

Sipas të njëjtit burim, shuma që investitorët e Katarit janë të gatshëm të paguajnë për ta marrë në pronësi Junajtedin do të jetë rreth katër miliardë euro.

QËNDRONI TË LIDHUR