• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Interpoli: Mbi 1.700 arrestime në operacionin për luftë kundër kontrabandës me armë në Azi

Interpoli: Mbi 1.700 arrestime në operacionin për luftë kundër kontrabandës me armë në Azi

Lion, 15 dhjetor 2023 (MIA) - Policia kriminalistike ndërkombëtare, Interpoli, sot kumtoi se në operacionin kundër tregtisë me armë në Azi, janë arrestuar mbi 1.700 persona, ndërsa janë konfiskuar disa qindra copë armë zjarri dhe municion.

Numër i madh i arrestimeve, mbi 600, janë kryer në provincat në kufirin mes Pakistanit dhe Afganistanit, ceket në kumtesën e Interpolit, me seli në Lion.

Operacioni, në të cilin morën pjesë dhjetë vende, mundësoi të zbulohen marsh rutat nëpër të cilat kamionë nga Afganistani bartin armë zjarri dhe municion në Pakistan, ceket në kumtesë.

Lufta kundër tregtisë me armë në Azinë Qendrore, Jugore dhe Lindore është "e komplikuar për shkak të numrit të madh të armëve të sofistikuara të zjarrit në qarkullim, kufijve të brishtë dhe konflikteve rajonale".

Interpoli vlerësoi se tregtia me armë është burimi më fitimprurës i të ardhurave për kriminelët e ndryshëm.

Në operacion morën pjesë Brunejet, Kina, Indonezia, Koreja, Kirgistani, Mongolia, Nepali, Pakistani, Filipinet dhe Singapori. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR