• e enjte, 18 korrik 2024

Interi ia mori shiritin e kapitenit Shkrinjarit

Interi ia mori shiritin e kapitenit Shkrinjarit

Milano, 6 shkurt 2023 (MIA) - Drejtori ekzekutiv i Interit, Xhuzepe Marota e komentoi marrjen e shiritit të kapitenit nga mbrojtësi Millan Shkrinjar.

Paraprakisht sllovaku refuzoi ta vazhdojë kontratën me "neroazurët" dhe paralajmëroi se në afatin veror të transferimeve do të kalojë në PSZH.

"Shiriti i kapitenit ka peshë të caktuar dhe nëse dikush nuk e kupton këtë, duhet të bëjmë zgjedhje adekuate. Marrja e shiritit të kapitenit nga Shkrinjar nuk është e lidhur me shkaqe disiplinore, ai është profesionist", deklaroi Marota për "DAZN".

Këtë sezon, Shkrinjar (27) ka luajtur 27 ndeshje për Interin në të gjitha garat. Kontrata e tij skadon këtë verë. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR