• e enjte, 11 korrik 2024

Interi i ka ofruar 15 milionë euro Atletikos për Moratën

Interi i ka ofruar 15 milionë euro Atletikos për Moratën

Milano, 18 korrik 2023 (MIA) - Interi i ka dërguar Atletiko Madridit ofertë për blerje të sulmuesit Alvaro Morata, publikoi "Football Italia“.

Sipas mediave italiane "neroaxurët" janë në kërkim të një sulmuesi të ri pasi që kanë vendosur ta largojnë Romelu Lukakun. Interi ka ofruar 15 milionë euro për spanjollin 30-vjeçar.

Morata sezonin e kaluar ka shënuar 45 paraqitje për Atletiko Madridin në të gjitha garat, duke shënuar 15 gola dhe tre asistime. Kontrata e tij valide është deri në verën e vitit 2024.

Potali "Transfermarkt" e vlerëson vlerën e lojtarit në 20 milionë euro. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR