• e mërkurë, 17 korrik 2024

Interi e kthen Llukakun në Çellsi

Interi e kthen Llukakun në Çellsi

Milano, 15 mars 2023 (MIA) - Drejtori ekzekutiv i Interit, Xhuzepe Marota, paralajmëroi se klubi italian në fund të sezonit nuk do ta blejë kontratën e sulmuesit belg, Romelu Llukaku, informoi sot "Skaj Italia".

"Pa marrë parasysh efektin e tij, Llukaku më 30 qershor do të kthehet në Çellsi, siç është paraparë me kontratën që ai të na huazohet për vetëm një sezon", deklaroi Marota.

Llukaku në vitin 2021 e fitoi titullin e kampionit me Interin, pas çka kaloi në Çellsi në transferin me vlerë 113 milionë euro. Belgu kishte sezon të zbehtë në klubin londinez, pas çka Çellsi vendosi t'ia huazojë Interit.

Llukaku deri më tani ka luajtur në 18 ndeshje për klubin nga Milano dhe shënoi 15 gola. fc/

Fotografia: Tuiter

QËNDRONI TË LIDHUR