• e enjte, 26 dhjetor 2024

Interi do të pret vendim nga prokurorët për rastin "Açerbi"

Interi do të pret vendim nga prokurorët për rastin

Milano, 20 mars 2024 (MIA) - Një përfaqësues i Interit gjatë ditës së djeshme u takua me mbrojtësin Françesko Açerbi, ka shkruar gazetari Daniele Vitielo në Tuiter.

"Gjatë takimit, fudbollisti ka konfirmuar se nuk ka pasur elemente raciste dhe diskriminuese në bisedën e tij me mbrojtësin e Napolit, Huan Zhezus. Klubi nuk do të japë kurrfarë deklarata dhe tani pret që prokurorët të marrin vendim se çka do të ndodh gjatë ditëve të ardhshme", ka shkruar Vitielo.

Incidenti ka ndodhur më 17 mars gjatë ndeshjes së xhiros së 29-të nga Seria A mes Interit dhe Napolit (1:1). Mbrojtësi i Napolit u ankua gjyqtarit kryesor të ndeshjes se ka pasur fyerje raciste nga ana e futbollistit italian.

Pas ndeshjes braziliani i ka informuar gazetarët për incidentin dhe me këtë rast theksoi se Açerbi ka kërkuar falje. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR