• e diel, 24 nëntor 2024

Interi dhe Mançester Siti gjysmfinalistë në Ligën e Kampionëve

Interi dhe Mançester Siti gjysmfinalistë në Ligën e Kampionëve

Milano/Mynih, 20 prill 2023 (MIA) - Interi dhe Mançester Siti e kanë vulosor mbrëmë kualifikimin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, pasi ekipi italian luajti baraz me Benfikën në ndeshjen kthyese në Milano (3:3), ndërsa anglezët barazuan kundër Bajernit në Mynih me rezultatin 1:1.

Pasi fitoi në ndeshjen e parë në Lisbonë me rezultatin 2:0, Interi me barazimin në ndeshjen kthyese u kualfikua mes katër më të mirëve në këtë kompeticion. Për Interin golat i shënuan Barela në minutën e 14-të, Martinez në 65 dhe Korea në minutën e 78-të, ndërsa për Benfikën golat i shënuan Aursnes  në minutën e 38-të, Antonio Silva në 86 dhe Musa në minutën e 90+5.

Mançester Siti në Mynih udhëtoi me epërsi të thellë 3:0. Haland në minutën e 57-të shënoi për anglezët, ndërsa për Bajernin nga pika e bardhë i saktë ishte Kimih.

Paraprakisht në gjysmëfinale u kualifikuan edhe Real Madrid dhe Milan.

Kampioni aktual, Reali i Madridit në gjysmëfinale do të luajë kundër Mançester Sitit, ndërsa gjysmëfinalja e dytë do të sjellë përballje mes rivalëve të qytetit, Inter dhe Milan.

Gjysmëfinalet e para do të luhen më 9 dhe 10 maj, ndërsa ndeshjet kthyese më 16 dhe 17 maj.

Finalja është më 10 qershor në Stamboll. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR