• e enjte, 26 dhjetor 2024

Interesim rekord për ndeshjen e parë të Argjentinës pas fitimit të titullit botëror

Interesim rekord për ndeshjen e parë të Argjentinës pas fitimit të titullit botëror

Buenos Ajres, 17 mars 2023 (MIA) – Mbi 1.5 milionë njerëz tentuan të blejnë bileta për ndeshjen e parë të kombëtares së futbollit të Argjentinës pasi e fitoi titullin në Botërorin e fundit në Katar.

Biletat për ndeshjen miqësore mes Argjentinës dhe Panamasë janë shitur në kohë rekord pavarësisht çmimeve të larta në një vend që po përballet me rritje të inflacionit. 

Ndeshja do të luhet më 23 mars në stadiumin "Monumental" të Buenos Ajresit, më i madhi në vend, me një kapacitet prej 83.000 vende. 

Biletat u shitën me një çmim prej 59 deri në 241 dollarë, ndërsa për blerjen e biletave janë paraqitur më shumë se 1.55 milionë persona. 

Ndeshja e ardhshme ka shkaktuar edhe një kërkesë të paprecedentë mediatike me më shumë se 131.000 kërkesa për akreditim. 

 “Do të donim të mundeshim gjithçka të përmbushnim, por do të na duheshin dy stadiume në River vetëm për gazetarët. Çmenduria për Argjentinën është absolute”, publikoi në Tuiter kryetari i Federatës së Futbollit të Argjentinës, Klaudio Tapia.

Panamaja do të marrë pjesë në Buenos Ajres në ndeshjen e parë që Argjentina do ta luajë   pasi në dhjetor të vitit të kaluar mposhti Francën në finalen e Kupës së Botës në Katar  dhe e fitoi titullin e botës pas një pauze prej 36 vitesh. ar/

 

QËNDRONI TË LIDHUR