• e shtunë, 23 nëntor 2024

Inteligjenca britanike: Rusia mund ta sulmojë Ukrainën "pa paralajmërim plotësues"

Inteligjenca britanike: Rusia mund ta sulmojë Ukrainën
Londër, 17 shkurt 2022 (MIA) - Rusia mund ta sulmojë Ukrainën "pa paralajmërim plotësues", tregojnë informacionet më të reja të inteligjencës së Ministrisë britanike për Mbrojtje. "Rusia po ruan prani të dukshme ushtarake e cila mund të kryejë pushtim pa paralajmërim plotësues", paralajmërohet në publikimin në Tuiter. Tuiti përfshin hartë në "boshtin e mundshëm të pushtimit të presidentit Putin", e cila tregoi se Rusia është e aftë të bëjë lëvizje tokësore në fazën e parë drejtë Kievit prej dy pikave përgjatë kufirit me Bjellorusinë dhe një pikë nga kufiri me Rusinë Perëndimore. Harta në mënyrë plotësuese e tregon mundësinë për lëvizje tokësore në fazën e parë prej dy pikave dhe nga Krimea drejtë Mariupollit. Në hartë, gjithashtu, janë treguar lëvizje potenciale në tokë në fazën e dytë nga Krimea drejtë Mikollaivit dhe nga Dnjepri drejtë Vinicjes. Gjithashtu, tregon lëvizje potenciale tokësore nga faza e parë e kufirit perëndimor rus kah drejtimi i Luganskit. Në bazë të atyre informacioneve zbuluese, Putini "ende mund të zgjedhë të parandalojë konflikt dhe ta ruajë paqen", theksoi Ministria britanike. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR