Instituti për Studimin e Luftës: Rusia kërkon ndërmjetësues për bisedime me Ukrainën
- Instituti Amerikan për Studim të Luftës vlerësoi se Kremlini me siguri po përpiqet të gjejë ndërmjetësues për negociatat me Ukrainën.
Moskë, 10 shtator 2024 (MIA) - Instituti Amerikan për Studim të Luftës vlerësoi se Kremlini me siguri po përpiqet të gjejë ndërmjetësues për negociatat me Ukrainën.
Sipas rapotit të Institutit, ministri rus i Punëve të Jashtme Sergej Lvrov është takuar me holomogët e tij nga Brazili dhe India, Mauro Vieira dhe Subrahmanjam Xhaishankar, në margjinat e mbledhjes së djeshme të Këshillit për bashkëpunim mes Rusisë dhe Zalivot në Arabinë Saudite.
Lavrovi me bashkëbiseduesit ka biseduar për luftën në Ukrainë, por Ministria ruse e Punëve të Jashtme nuk ka zbuluar detajet e takimit.
Brazili dhe Kina nga muaji maj e kanë promovuar planin e paqes nga pesë pika "Zgjidhje politike e krizës ukrainase", parimet kryesore të së cilës janë në favor të Rusisë.
Kryeministri indian Narendra Modi erdhi kohët e fundit në Kiev dhe riafirmoi zyrtarisht mbështetjen e Indisë për paqen në Ukrainë bazuar në parimet e së drejtës ndërkombëtare, duke përfshirë respektimin e integritetit territorial dhe sovranitetit të shteteve.
Gjithashtu, Lavrovi e përsëriti qëndrimin e Kremlinit se "formula ukrainase për paqe është ultimatum" dhe se Rusia asnjëherë nuk ka menduar seriozisht për këtë plan. qa/