• e premte, 22 nëntor 2024

Infantino e dënoi rrahjen e gjyqtarit pas ndeshjes në Turqi

Infantino e dënoi rrahjen e gjyqtarit pas ndeshjes në Turqi

Cyrih, 12 dhjetor 2023 (MIA) - Kryetari i Asociacionit botëror të futbollit (FIFA) Xhani Infantino e dënoi incidentin pas ndeshjes në xhiron e 15-të të kampionatit turk mes Ankaraguçut dhe Rizesporit, e cila përfundoi me rezultatin 1:1.

Në fund të ndeshjes, kryetari i Ankaraguçut, Faruk Koxhe, e grushtoi në fytyrë gjyqtarin Halil Ymut Meler, me ç'rast gjyqtari ra në tokë dhe u shqelmua.

"Në fudboll nuk ka vend për dhunë, as në fushë, as jashtë saj. Ngjarjet të cila kanë ndodhur pas ndeshjes mes Ankaraguçut dhe Rizesporit janë tërësisht të papranueshme dhe nuk kanë vend në sportin apo shoqërinë tonë. Pa persona zyrtarë në ndeshje, nuk ka futboll. Gjyqtarët, lojtarët, tifozët dhe personeli i ekipit duhet të jenë të sigurtë që të kënaqen në lojën dhe u bëj thirrje organeve kompetente të respektojnë këtë kërkesë në të gjitha nivelet", ka shkruar Infantino në rrjetet sociale.

Sot u kuptua se kryetari i Ankaraguçut u arrestua. Paraprakisht në Turqi thanë se Koxhes, funksionar i cili e rrahu gjyqtarin, i kanoset ndalesë e përjetshme të kryerjes së funksionit në futboll.

Për shkak të incidentit, në kohë të pacaktuar janë ndërprerë të gjitha ndeshjet në të gjitha ligat në vend. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR