Inaugurim zyrtar i Odës ekonomike të Suedisë dhe Maqedonisë së Veriut
- Në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme sot do të bëhet inaugurimi zyrtar i Odës ekonomike të Suedisë dhe Maqedonisë së Veriut, pas hapjes së saj të suksesshme në Stokholm në tetor të këtij viti.
- Post By Arta Bunjaku
- 07:37, 16 dhjetor, 2025
Shkup, 16 dhjetor 2025 (MIA) - Në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme sot do të bëhet inaugurimi zyrtar i Odës ekonomike të Suedisë dhe Maqedonisë së Veriut, pas hapjes së saj të suksesshme në Stokholm në tetor të këtij viti.
Siç kumtojnë nga Oda, në inaugurim do të marrin pjesë përfaqësues të lartë të Ministrisë, si dhe përfaqësues nga Ambasada e Mbretërisë së Suedisë në vend, ku kryetari dhe drejtori ekzekutiv i Odës, Samuel Naumovski Vikius, zyrtarisht do ta prezantojë vizionin dhe misionin e odës, si dhe aktivitetet dhe mundësitë e planifikuara për anëtarësim për kompanitë e vendit.
Në kuadër të programit. është paraparë edhe panel-diskutim me temë "përforcimi i lidhjeve afariste dhe ekonomike mes Suedisë dhe Maqedonisë së Veriut", ku do të marrin pjesë përfaqësues të shquar nga komuniteti afarist dhe anëtarë të Këshillit të odës. Në kumtesë ceket se në panel do të diskutohet për sfidat dhe mundësitë për tregti bilaterale, praktika të suksesshme afariste, si dhe për rolin e Odës në mbështetje të bashkëpunimit në sektorët prioritarë. ab/
Foto: МIА arkivi