• e hënë, 08 korrik 2024

IESEG: Sanksionet e BE-së kundër Rusisë janë "anashkaluar masivisht" përmes vendeve të treta

IESEG: Sanksionet e BE-së kundër Rusisë janë

Bruksel, 27 shkurt (MIA) - Një pjesë e produkteve evropiane që eksportohen në vendet e treta janë orientuar në Rusi dhe në këtë mënyrë "masivisht janë anashkaluar" sanksionet e vendosura nga BE-ja kundër Moskës, sipas studimit të Institutit të Ekonomisë dhe Menaxhimit Shkencor (IESEG) me qendër në qytetin francez Lil.

“Pas vendosjes së sanksioneve, rënia e shitjeve të mallrave me prioritet të lartë në Rusi nga BE-ja u pasua nga një rritje atipike e eksporteve të tyre në disa vende të tjera”, thuhet në studim.

Sipas Institutit, ka "prova statistikore" që sanksionet e BE-së po anashkalohen masivisht kur bëhet fjalë për "mallra me përparësi të lartë" të mbuluara nga masat kufizuese, të tilla si makineritë dhe pajisjet e prodhimit ose komponentët elektrikë, të cilët mund të përdoren dhe për nevojat ushtarake.

IESEG thekson se një "provë statistikore" e tillë bazohet në të dhëna që tregojnë se eksportet e këtyre mallrave nga vendet e BE-së në Turqi, Emiratet e Bashkuara Arabe, Kazakistan dhe vende të tjera "miqësore ndaj Kremlinit" u rritën midis tetorit 2022 dhe shtatorit 2023, me 2,979 miliardë euro ose me 81.55 për qind krahasuar me 12 muajt e mëparshëm. Në të njëjtën kohë, eksporti i këtyre mallrave nga BE-ja në Rusi është ulur me 3,231 miliardë euro ose 95,44 për qind.

 Pas ndërprerjes pothuajse të plotë të eksportit të mallrave me përdorim të dyfishtë nga BE-ja në Rusi, një rritje e shpërndarjes së tyre në Kirgistan është regjistruar me 1682,47 për qind, në Kazakistan me 333,18 për qind dhe në Turqi me 72,45 për qind.

 

Настаните во Украина и реакцијата на западните земји на нив доведуваат до почеток на нов период на економска деглобализација, кој ќе се карактеризира со приоритет на безбедноста пред трговија

“Rritja e këtyre blerjeve nga vendet e treta është shumë e madhe për të qenë tërësisht rezultat i rritjes së kërkesës vendase, ndaj mund të dyshohet se një pjesë e madhe më pas është eksportuar në Rusi”, thuhet në studimin e IESEG.

Drejtori i Analizës Ekonomike të IESEG, Erik Dore, beson se ky rieksport i mallrave ndoshta ruan makinerinë ushtarake industriale ruse.

“Me anashkalimin e sanksioneve, sigurisht që mbështetet prodhimi i pajisjeve ushtarake, duke furnizuar Rusinë me lëndët e para të nevojshme. Kjo do të thotë se BE-ja padashur kontribuon në pajisjet ushtarake të Rusisë”, vlerëson Dor.

 Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, Komisioni Evropian në disa raste u ka bërë thirrje vendeve të treta që të ndalojnë rieksportin e këtyre mallrave evropiane në Rusi, duke theksuar se “është pothuajse e sigurt se ushtria ruse do t'i përdorë ato në fushën e betejës në Ukrainë".

Sipas bashkëpunëtorit të lartë të Institutit Gjerman për Çështjet Ndërkombëtare dhe Çështje të Sigurisë (SVP), Janis Kluge, pas vendosjes së sanksioneve perëndimore kundër Rusisë, u shfaqën "tregtarë të rinj" të specializuar në importimin e mallrave të tilla përmes vendeve të treta.

 

Вкупната вредност на извозот на стоки од државава во периодот јануари – ноември минатата година, изнесува 6.627.763.000 долари и бележи пораст од 4,2 проценти во однос на истиот период од пре

 

“Ka dalë një industri e tërë që i është përkushtuar anashkalimit të sanksioneve, sepse është një biznes me vlerë miliarda dollar”, beson Kluge.

Sipas të dhënave të autoriteteve ruse të publikuara dhjetorin e kaluar, gjatë vitit 2023 vlera e importeve në Rusi e ka kaluar paksa nivelin e 300 miliardë dollarëve, që ishte para vendosjes së sanksioneve perëndimore, ndërsa mungesa e mallrave të importuara nga perëndimi kompensohej me importet nga vendet e tjera në një shumë totale mbi 70 miliardë dollarë.

Pikërisht për shkak të këtyre treguesve, me paketën e fundit të 13-të të sanksioneve të BE-së ndaj personave dhe subjekteve që mbështesin agresionin rus ndaj Ukrainës, të publikuar javën e kaluar, përfshihen edhe kompani nga Kina, India dhe Turqia, për të cilat ka dyshime të justifikuara se ndihmojnë Moskën duke anashkaluar masat kufizuese të Bashkimit Evropian. 

Krijimi i një lloj mekanizmi rus për anashkalimin e sanksioneve evropiane e njohu edhe përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e jashtme dhe sigurinë, Josep Borel, i cili së fundmi deklaroi se këto masa kufizuese zbatohen vetëm për eksportin e drejtpërdrejtë të kompanive nga Bashkimi në Rusi dhe nuk kanë efekt ekstraterritorial, duke rezultuar në një rritje të madhe të importeve të mallrave evropiane, duke përfshirë produkte të teknologjisë së lartë, nga vendet e treta. 

 “Për shembull, eksporti i automjeteve nga BE-ja në Rusi ra me 78 për qind në vitin 2022, ndërsa eksporti nga BE-ja në Kazakistan u rrit me 268 për qind”, theksoi Borel.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR