• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

IDF urdhëroi edhe një evakuim në Gazë përderisa vazhdojnë luftimet në enklavë

IDF urdhëroi edhe një evakuim në Gazë përderisa vazhdojnë luftimet në enklavë

Jerusalem, 16 gusht 2024 (MIA) - Forcat izraelite të mbrojtjes (IDF) sot urdhëruan evakuime të reja nga rajonet në pjesën jugore dhe qendrore të Rripit të Gazës të cilat paraprakisht u shpallën zona humanitare. Sipas armatës, këto lokacione u përdorën nga lëvizja palestineze "Hamas" për sulme minahedhëse dhe raketore ndaj Izraelit, transmetuan mediumet britanike.

IDF kumtoi se dërguan fletushka dhe SMS porosi me paralajmërim për rajonet në veri të qytetit Kan Junis dhe në lindje nga Deir al Ballah, ku dhjetëra mijë njerëz ikin nga luftimet në pjesë të tjera të Gazës.

"Paralajmërimi drejtuar civilëve është dhënë që të ulet dëmi i popullatës civile dhe t'u mundësohet të rrinë anash nga armiqësitë", thuhet në kumtesën e forcave mbrojtëse izraelite.

Paraprakisht, IDF kumtoi se dje qëlluan një rajon nl kan Junis prej ku ishin gjuajtur raketa drejt fshatit Kisufim. Është gjetur armatim i ndryshëm.

Paralajmërimet e deritanishme për evakuim vijnë përderisa negociuesit në Doha pritet të grumbullohen në ditën e dytë të bisedimeve me qëllim që të arrihet marrëveshje për ndërprerje të luftimeve në gazë dhe kthim të pengjeve izraelite dhe të huaja, të mabjtura në Gazë. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR