• e premte, 08 nëntor 2024

Ibrahimi edhe një vit në Strugë

Ibrahimi edhe një vit në Strugë

Strugë, 7 qershor 2024 (MIA) - Golashënuesi më i mirë në historinë e Ligës së Parë në futbollin e Maqedonisë (LPM), Besart Ibrahimi edhe sezonin e ardhshëm do të mbajë fanellën e kampionit, Strugës.

Ibrahimi, siç publikoi paradite Struga, ka nënshkruar kontratë edhe për një sezon në fanellën e kampionit aktual të Maqedonisë së Veriut.

Ibrahimi (37) erdhi në Strugë në vitin 2022 dhe në 58 ndeshje shënoi 34 gola.

Struga sezonin e kaluar ka mbrojtur titullin në LPM dhe këtë verë për herë të dytë do të luajë në kualifikime për Ligën e Kampionëve.

Kundërshtarin në xhiron e parë kualifikuese do ta kuptojë më 17 qershor, kur është caktuar shorti në selinë e UEFA-s në Nion. rq/bsh/

Foto: Fejsbuk

QËNDRONI TË LIDHUR