• e shtunë, 29 qershor 2024

I dëshpëruari Ten Hag: Lehtë mund të akuzojmë një futbollist, por kjo është lojë ekipore

I dëshpëruari Ten Hag: Lehtë mund të akuzojmë një futbollist, por kjo është lojë ekipore

Londër, 5 prill 2024 (MIA) - Menaxheri i Mançester Junajted, Erik ten Hag, vështirë ka gjetur fjalë pasi ekipi i tij mbrëmë humbi me rezultatin 4:3 nga Çellsi në Stemford Brixh.

"Djajt e Kuq" ishin në epërsi në sekondat e fundit të ndeshjes, por pranuan dy gola në kohën shtesë dhe u larguan me humbje nga Londra perëndimore.

"Filluam keq dhe nuk mbroheshim siç duhet. Por, e vërejtët se pastaj filluam të dominojmë. Loja jonë ishte e mirë dhe merituam të fitojmë. Nuk mund të lejojmë aq lehtë të na ik fitorja. Duhet të mësojmë t'i kontrollojmë ndeshjet. Lehtë mund të akuzojmë një futbollist, por kjo është lojë ekipore. Kur bëhet fjalë për kaos, tërë ekipi duhet të ballafaqohet me këtë, e ne kemi marrë vendime të gabuara dhe nuk i ndihmuam njeri tjetrit. Na mungoi përqëndrimi në lojën pa top dhe kjo u tregua fatale për ne", tha holandezi menjëherë pas ndeshjes.

Ten Hag shtoi se ende nuk ka informata për gjendjen e të lënduarve Rafael Varan dhe Xhoni Evans. bsh/

Foto: Arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR