• e enjte, 18 korrik 2024

Humbje e ngushtë e hendbollisteve të Maqedonisë së Veriut nga Norvegjia

Humbje e ngushtë e hendbollisteve të Maqedonisë së Veriut nga Norvegjia
Shkup, 29 shtator 2022 (MIA) - Përfaqësuesja e Hendbollit të Femrave të Maqedonisë së Veriut humbi ngushtë sonte në ndeshjen e parë nga dy ndeshjet miqësore të caktuara në Shkup kundër seleksionimit B të Norvegjisë me rezultat 26:27. Ndeshja u luajt pas dyerve të mbyllura në QS "Boris Trajkovski". Ndeshja e dytë e cila do të luhet të shtunën me fillim nga ora 16 do të jetë e hapur për publikun. Hendbollistet e Maqedonisë së Veriut sonte pas gjysmës së parë të lojës ishin në epërsi 17:14, por pjesa e dytë e lojës solli kthesë në rezultat dhe fitore të fund të norvegjezeve. Më efikasja në radhët e Maqedonisë së Veriut ishte Leonida Giçevska me gjashtë gola. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR