• e shtunë, 23 nëntor 2024

Hulumtim: Komunat dhe shkollat ​​i ndajnë objektet sportive për përdorim në procedura jotransparente

Hulumtim: Komunat dhe shkollat ​​i ndajnë objektet sportive për përdorim në procedura jotransparente

Shkup, 13 shtator 2023 (MIA) - Objektet sportive jepen për përdorim në mënyrë jotransparente, një pjesë e madhe e këtyre objekteve kanë status të pazgjidhur, nuk shfrytëzohen mjaftueshëm nga popullata lokale për sport dhe rekreim dhe jepen pa kompensim gjë që nuk gjeneron të ardhura që më pas do të investoheshin  në mirëmbajtjen dhe modernizimin e tyre të rregullt.

Këto janë rezultatet kryesore të hulumtimit "Hartimi i gjendjeve me objektet për sport në komuna të zbatuar në: Manastir, Kërçovë, Kumanovë, Negotinë, Strumicë, Tetovë, Çair dhe Shtip", që sot e publikoi Shoqata e qytetarëve ZIP Instituti për politika dhe qeverisje të mirë në Shkup.

Në raport tregohet se Komunat nuk disponojnë me një të tretën e objekteve  për sport sepse ato u janë dhënë për shfrytëzim të përhershëm, por me marrëveshje afatgjate me firma private nga ana e Ndërmarrjes Publike për ekonomizim me objektet për sport në pronësi të RMV-së.

Hulumtimi tregoi se objektet sportive në zonat lokale nuk shfrytëzohen mjaftueshëm për aktivitete sportive.

Ky hulumtim është realizuar së bashku me Qendrën për Komunikim Civil në kuadër të projektit "Mbrojtja nga korrupsioni"  me mbështetje financiare nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Shkup, i zbatuar në periudhën nga 1 nëntori 2021 deri më 31 tetor 2024. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR