• e martë, 24 dhjetor 2024

Holanda i lejoi Ukrainës t'i shfrytëzojë aeroplanët e tyre për sulme ndaj Rusisë

Holanda i lejoi Ukrainës t'i shfrytëzojë aeroplanët e tyre për sulme ndaj Rusisë

Amsterdam, 3 qershor 2024 (MIA) - Ministrja holandeze e Mbrojtjes, Kajsa Olongern sot, pas takimit me presidenti ukrainas, Vollodimir Zelenski në Singapor, deklaroi se Kievi mund të shfrytëzoj F-16 holandeze për caqe në territor rus.

Olongern diskutoi me Zelenskin në margjinat e konferencës së sigurisë "Dialogu Shabgari-La" në Singapor, shkruajnë mediat ukrainase.

Në intervistë për portalin Politiko, ajo tha se Holanda nuk do të vendos kufizime "të stilit belg" dhe se kur Ukraina të marrë armët, "ka të drejtë t'i përdorë ato si të dojë".

"Për Holandën, kushti i vetëm është që veprimet e Ukrainës të jenë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe të drejtën e vetëmbrojtjes, siç thuhet në Kartën e KB-së", deklaroi ministrja. rq/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR