• e shtunë, 05 tetor 2024

Holanda dhe Suedia kaluan në çerekfinale të Kampionatit botëror të futbollit për femra

Holanda dhe Suedia kaluan në çerekfinale të Kampionatit botëror të futbollit për femra

Melburn, 6 gusht 2023 (MIA) – Kombëtaret e Suedisë dhe Holandës kanë kaluar në çerekfinale të Kampionatit botëror për futbolliste që mbahet në Zelandën e Re dhe Australi.

Ky është epilogu pas dy ndeshjeve të një të tetës së finales.

Fillimisht në Sidnei, Holanda e mposhti 2:0 kombëtaren e Afrikës së Jugut, ndërsa më pas Suedia eliminoi me penallti eliminoi skuadrën e SHBA-së që po mbronte trofeun.

Në çerekfinale kundërshtar i suedezeve do të jetë Japonia, ndërsa holandezet do të përballen me kombëtaren e Spanjës. ls/

 

QËNDRONI TË LIDHUR