Hezbollahu ndërpret sulmet si pjesë e armëpushimit SHBA-Iran
- Lëvizja libaneze Hezbollah mëngjesin e sotëm ka ndërpre sulmet ndaj Izraelit verior dhe trupave izraelite në Liban si pjesë e një armëpushimi midis SHBA-së dhe Iranit, deklaruan tre burime pranë grupit, transmetuar nga mediat britanike.
- Post By Fami Bajrami
- 10:28, 8 prill, 2026
Bejrut, 8 prill 2026 (MIA) – Lëvizja libaneze Hezbollah mëngjesin e sotëm ka ndërpre sulmet ndaj Izraelit verior dhe trupave izraelite në Liban si pjesë e një armëpushimi midis SHBA-së dhe Iranit, deklaruan tre burime pranë grupit, transmetuar nga mediat britanike.
Izraeli ka vazhduar operacionet ushtarake në Libanin jugor dhe ka lëshuar një urdhër të ri për të evakuuar një qytet, duke paralajmëruar për sulme të mundshme në të ardhmen.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu deklaroi se armëpushimi dyjavor midis SHBA-së dhe Iranit nuk përfshin Libanin.
Pritet që Hezbollahu të lëshojë së shpejti një komunikatë zyrtare në lidhje me qëndrimin e tij mbi armëpushimin dhe pretendimin e Netanjahut se Libani nuk është i përfshirë, thonë burimet.
Foto: arkivi i MIA-s