Hezbollahu iu kërcënua Izraelit: Do të marrin shuplakë nëse e përhapin konfliktin
- Funksionari i lartë i Hezbollahut, Naim Kasem, paralajmëroi se Izraeli do të pësojë pasoja të rënda nëse e përhap konfliktin përgjatë kufirit mes Libanit dhe Izraelit.
- Post By Besnik Shuki
- 11:42, 20 janar, 2024
Bejrut, 20 janar 2024 (MIA) - Funksionari i lartë i Hezbollahut, Naim Kasem, paralajmëroi se Izraeli do të pësojë pasoja të rënda nëse e përhap konfliktin përgjatë kufirit mes Libanit dhe Izraelit.
"Nëse Izraeli vendos ta përhap agresionin e vet, do të marrë një shuplakë të vërtetë si përgjigje", deklaroi përfaqësuesi i grupit militant libanez, të përkrahur nga Irani.
Sipas tij, çdo kthim i stabilitetit në kufi varet nga ndërprerja e agresionit në Gazë, shkruan "Tajms of Izrael".
"Armiku duhet të dijë se Hezbollahu është i gatshëm, se po përgatitemi sipas parimit se mund të ndodh agresion i pafund, njëlloj siç vullneti ynë për t'iu përgjigjur agresionit është i pafund", tha Kasem. bsh/
Foto: MIA arkiv