• e shtunë, 23 nëntor 2024

Hetim për vrasjen mizore në Koçan dhe paraburgim 30-të ditor

Hetim për vrasjen mizore në Koçan dhe paraburgim 30-të ditor

Shkup, 26 shtator 2023 (MIA) - Urdhër për zbatimin e procedurës hetimore dhe paraburgim në kohëzgjatje prej 30 ditësh është caktuar për personin i cili është i dyshuar se ka kryer veprën penale “vrasje”, njofton Prokuroria Publike.

I dyshuari më 25 shtator në mënyrë mizore e privoi nga jeta një grua duke e goditur disa herë me thikë. Ai nga shtëpia mori një thikë kuzhine dhe duke ditur rrugën që kalon viktima kur shkon në punë e ka pritur dhe i ka shkaktuar plagë të shumta me thikë në pjesën e gjoksit, barkut, qafës dhe krahëve. Nga plagët e marra viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. 

Urdhri për kryerjen e procedurës hetimore për personin për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “vrasje” është lëshuar nga Prokuroria Themelore Publike e Koçanit.

"Prokurori publik i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore në Koçan propozim për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit. Gjykata e ka pranuar propozimin dhe me vendim i është caktuar paraburgimi në kohëzgjatje prej 30 ditësh", thuhet në njoftimin e PP-së. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR