• e shtunë, 23 nëntor 2024

Hendbollistët e Maqedonisë së Veriut me fitoren ndaj Turqisë siguruan kualifikim në Kampionatin evropian 2024

Hendbollistët e Maqedonisë së Veriut me fitoren ndaj Turqisë siguruan kualifikim në Kampionatin evropian 2024

Shkup, 30 prill 2023 (MIA) - Reprezentacioni i Maqedonisë së Veriut në hendboll për meshkuj sonte në Shkup ka mposhtur Turqinë me rezultat 30-27 në ndeshjen finale kualifikuese dhe me fitore ka vulosur pjesëmarrjen në Kampionatin evropian që vitin e ardhshëm do të mbahet në Gjermani.

Hendbollistët e Maqedonisë së Veriut në pjesën e parë kanë qenë në avantazh të vazhdueshëm që kapte diferencën prej katër golave ​​(7-3, 9-5), por Turqia me dy gola në përfundimin e pjesës së parë barazoi rezultatin (15-15).

Një fotografi më ndryshe ka qenë pjesa e dytë të cilën hendbollistët turq e hapën me një seri prej 3-0, duke mbajtur avantazhin deri në minutën e 55-të kur reprezentacioni i Maqedonisë i udhëhequr nga portieri Martin Tomovski për herë të parë u rikthye në epërsi (26-25).

Me serinë e golave ​​të Marko Mitevit, të përzgjedhurit e trajnerit Kiril Llazarov deri në fund të ndeshjes arritën ta ruajnë epërsinë, ndërsa golin e fundit nga shtatë metra e shënoi 36-vjeçari Goce Georgievski për të cilin kjo ka qenë paraqitja e tij e fundit në fanellën e reprezentacionit të cilin e ka bartur në 16 vitet e fundit. Tomovski në portë ka pasur 15 pritje, ndërsa më efikas në reprezentacionin e Maqedonisë kanë qenë Marko Mitev dhe Zharko Peshevski me nga pesë gola.

Maqedonia e Veriut e përfundoi paraqitjen në grupin kualifikues 1 në vendin e dytë me katër fitore dhe dy disfata dhe së bashku me Portugalinë kanë siguruar vend në turneun në Gjermani.

Foto: FMVH

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR