• e enjte, 26 dhjetor 2024

Henbollistët e Maqedonisë së veriut kundër Zvicrës në ndeshjen e vet të fundit në KE 2024

Henbollistët e Maqedonisë së veriut kundër Zvicrës në ndeshjen e vet të fundit në KE 2024

Berlin, 16 janar 2024 (MIA) - Reprezentacioni i Maqedonisë së Veriut në hendboll sonte do t aketë ndeshjen e vet të fundit në kampionatin evropian në Gjermani. Kundërshtar i të përzgjedhurve të Kiril Llazarovit do të jetë reprezentacioni i Zvicrës.

Në dy xhirot e para, maqeodnasit shënuan dy humbje të pritura, nga Franca dhe nga Gjermania, përderisa zviceranët arritën t'u heqin pikë francezëve të favorizuar.

Nga Grupi A, Gjermania tashmë siguroi plasman në fazën e ardhshme, përderisa Francën vetëm mrekullia mund ta ndalojë për të shkaur më tutje. Zviceranët do të shpresojnë për fitore ndaj Maqedonisë së Veriut me diferencë të madhe dhe humbe sa më të thellë të "trikolorëve", kështu që me gol-diferencë të mundshme më të mirë t'i kalojnë në tabelë.

Maqedonasit të cilët janë pa mundësi as teorike për ta kaluar grupin, dëshirojnë me rrezultat pozitiv ta përfundojnë KE-në dhe si të plasuar të tretë në grup t'i sigurojnë vetes pozitë më të mirë në kualifikimet botërore.

Ndeshja do të luhet në Berlin sonte me fillim prej orës 18:00. Prej orës 20:30 xhiron e tretë në Grupin A do ta rrumbullakësojnë Franca dhe Gjermania. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR