• e mërkurë, 03 korrik 2024

Hazard dëshiron të fitojë Kupën Botërore 2022 me Belgjikën: Duhet ta bëjmë nëse duam të quhemi "brezi i artë"

Hazard dëshiron të fitojë Kupën Botërore 2022 me Belgjikën: Duhet ta bëjmë nëse duam të quhemi
Bruksel, 25 tetor 2022 (MIA) – Eden Hazard dëshiron ta fitojë Kupën Botërore 2022 me Belgjikën. Për mesfushorin e Real Madridit ky do të jetë turneu i tretë në karrierën e tij. Në Kupën Botërore në vitin 2018, Belgjika përfundoi e treta. "Duhet ta vendosim kufirin lart. Unë dua që ne të performojmë më mirë se në vitin 2018. Do të jetë e vështirë sepse rezultati ishte shumë i mirë. Unë jam me fat që jam kapiten i një ekipi të madh dhe përfaqësoj një vend të madh futbolli, kështu që ne duhet të shkojmë në turne me pritshmëri të mëdha. Ata vazhdojnë të flasin për "brezinën tonë të artë" dhe ka disa të vërteta në këtë", deklaroi Hazard. Belgjika do të përballet me Kroacinë, Kanadanë dhe Marokun në fazën e grupeve të Kupës Botërore 2022. bs/

QËNDRONI TË LIDHUR