• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Hasan fitoi në maratonën olimpike të femrave

Hasan fitoi në maratonën olimpike të femrave

Paris, 11 gusht 2024 (MIA) - Atletja Sifan Hasan sot e ka fituar medaljen e artë në maratonën për femra në Lojërat Olimpike në Paris.

Etiopiania, e cila performon nën flamurin e Holandës, fitoi medaljen e artë me kohën e një rekordi të ri olimpik prej 2:22.55 orë.

Kjo është medalja e tretë e Hasanit në Lojërat e Parisit, pasi më parë kishte fituar medaljen e bronztë në 5000 dhe 10000 metra dhe medaljen e gjashtë olimpike në karrierën e saj

Medaljen e argjendtë në maratonën për femra e fitoi etiopianja Tigst Asefa me kohë 2:22.58, kurse të bronztën Helen Obiri nga Kenia (2:23.10). mb/

Foto. Fejsbuk

QËNDRONI TË LIDHUR