• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Haris e quan Trampin "shumë të papërgjegjshëm" për përhapjen e dezinformatave për përgjigjen qeveritare të uraganit "Helena"

Haris e quan Trampin

Uashington, 8 tetor 2024 (MIA) - Nënpresidentja amerikane Kamala Haris e quajti ish shefin e shtetit Donald Tramp "shumë të papërgjegjshëm", sepse, siç tha "përhap gënjeshtra për përgjigjen qeveritare të uraganit Helena".

"Ka shumë gënjeshtra dhe dezinformata të cilat përhapen nga ana e ish presidentit për atë që sigurohet, veçanërisht për të mbijetuarit nga "Helena". Kjo është shumë e papërgjegjshme", u tha Haris gazetarëve para se të ngjitet në aeroplanin presidencial për të fluturuar në Nju-Jork.

Uragani "Helena" vrau më shumë se 220 njerëz në gjashtë shtete amerikane ndërsa uragani "Milton" afrohet pranë bregut të Floridas.

Haris tha se Agjencia Federale për Menaxhim me Gjendjet e Jashtëzakonshme ka shumë burime në dispozicion për njerëzit të cilët kanë nevojë. Me burimet e saj, agjencia u ndihmon njerëzve të qëndrojnë në këmbë dhe t'i rindërtojnë shtëpitë e tyre, tha ajo.

Para disa ditësh miliarderi Ilon Mask u paraqit me Trampin në një tubim parazgjedhor në Pensilvani. Në korrik pronari i prodhuesit të automobilave "Tesla" dhe rrjetit social "X", publikisht u shpreh për mbështetje të Trampit në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Pensilvania konsiderohet si një shtet kyç  për Trampin si dhe për kundërkandidaten e tij Kamala Haris në garën presidenciale më 5 nëntor. Trampi për nesër planifikon dy tubime në shtet - në qytetet Skrenton dhe Reding. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR