• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Hapen vendvotimet për zgjedhjet presidenciale në Iran

Hapen vendvotimet për zgjedhjet presidenciale në Iran

Teheran, 28 qershor 2024 (MIA) - Në Iran sot janë hapur vendvotimet për zgjedhjet presidenciale, kumtoi ministri i Punëve të Brenshme në vend Ahmad Vahidi.

Mediat britanike raportojnë se më herët lideri i lartë i Iranit, ajatollahu Ali Hamenei, u ka bërë thirrje votuesve që të dalin në kutitë e votimit në numër të madh sepse kjo është e nevojshme që të "fitohet armiku".

"Kushdo qoftë, i cili është edhe pak kundër revolucionit... ose sistemit islamik, nuk ju bën dobi", tha Hamnei.

Këto zgjedhje të parakohshme presidenciale organizohen sepse presidenti iranian Ebrahim Raisi humbi jetën muajin e kaluar në një aksident me helikopter, së bashku me shefin e diplomacisë. rq/fc/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR