Hapësira për akomodim të përhershëm të Ansamblit të Muzikës nga Tetova, për IN Gostivar do të kërkohet zgjidhje hapësinore
- Qeveria sot në seancën e 20-të ka miratuar Vendim me të cilin Ansambli i Muzikës në Republikën e Maqedonisë së Veriut - Tetovë merr hapësira për shfrytëzim të përhershëm dhe miratoi obligim për zgjidhje hapësinore për akomodimi të IN Galeria Gostivar, i themeluar me vendim të Qeverisë.
- Post By Lindita Sulejmani
- 17:56, 7 maj, 2024
Shkup, 7 maj 2024 (MIA) - Qeveria sot në seancën e 20-të ka miratuar Vendim me të cilin Ansambli i Muzikës në Republikën e Maqedonisë së Veriut - Tetovë merr hapësira për shfrytëzim të përhershëm dhe miratoi obligim për zgjidhje hapësinore për akomodimi të IN Galeria Gostivar, i themeluar me vendim të Qeverisë.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut mori Vendim me të cilin Institucionit Nacional të Ansamblit Muzikor në Republikën e Maqedonisë së Veriut - Tetovë, i jepen në shfrytëzim të përhershëm, pa kompensim, hapësira të cilat gjenden në rr. "Tetovo" p.n. Tetovë, pronësi e Republikës së Maqedonisë së Veriut, kumtoi shërbimi për shtyp i qeverisë.
Lidhur me vendosjen e I.N. Galeria Gostivar, të themeluar me vendim të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, me udhëzim të Kryetarit të Qeverisë, Ministria e Kulturës është ngarkuar të shqyrtojë dokumentacionin ekzistues të dërguar nga I.N. Galeria Gostivar në Qeveri dhe të dalë me një propozim zgjidhje në lidhje me vendosjen e tij të përhershëm. ls/
Foto: Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut