• e enjte, 26 dhjetor 2024

Hamilton: Tekstualisht nuk mund ta heq stolinë nga veshi i djathtë, do të duhet ta presin

Hamilton: Tekstualisht nuk mund ta heq stolinë nga veshi i djathtë, do të duhet ta presin
Londër, 11 prill 2022 (MIA) - Piloti i Mercedesit, Luis Hamilton, nuk ka në plan t'i heqë pirsingun dhe stolitë. Përpara Çmimit të Madh të Australisë, drejtori i garave të Formula 1, Nils Uitiç, u kujtoi pilotëve se stolitë metalike dhe pirsingu  nuk mund të përdoren gjatë garave. "Nuk kam në plan të heq asgjë. Unë mendoj se është personale - ju mund të jeni ai që dëshironi të jeni. Këto gjëra në veshin e djathtë, tekstualisht nuk mund t'i heq, ato janë të ngulitura në vesh. Do të më duhet t'i pres ose diçka tjetër. Kështu që, ato do të qëndrojnë", tha kampioni i shtatëfishtë i botës. Drejtori ekzekutiv i Mercedes, Toto Uolf i komentoi vendimet e drejtorit të ri ekzekutiv. "Në garat e para nuk ka pasur gabime, gjithçka ka qenë sipas rregullave dhe e qartë. Por a kemi vërtet nevojë për këtë (ndalesë për pirsing) në këtë fazë? Megjithatë, edhe nëse kjo është mbikëqyrja më e pafat e drejtorit të garës, unë jam gati një mijë herë të pajtohem me këtë", tha Uolf. Reagimet e Hamilton dhe Uolf vijnë pas vendimit të menaxhmentit të F-1 për të ndaluar përdorimin e bizhuterive dhe pirsingave gjatë kohës që pilotët janë në makina dhe synojnë të zvogëlojnë rrezikun që piloti të pësojë lëndime shtesë në rast aksidenti, si dhe reduktimin e rrezikut për një arratisje të shpejtë nga kabina e pilotit në një makine të shkatërruar. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR