• e enjte, 18 korrik 2024

Hames Rodrigez ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me Sao Paolon

Hames Rodrigez ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me Sao Paolon

Sao Paolo, 30 korrik 2023 (MIA) - Klubi brazilian Sao Paolo publikoi se ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me mesfushorin Hames Rodrigez.

Ekipi i fundit i Rodrigezit ka qenë Olimpiakos, prej të cilit u largua në prill të këtij viti si lojtar i lirë.

Në 23 ndeshje për klubin grek, Rodrigez ka shënuar pesë gola dhe ka pasur gjashtë asistime.

Kolumbiani 32-vjeçar paraprakisht ka luajtur për Al Rajan, Evertonin, Bajernin e Mynihut, Realin e Madridit, Monakon, Porton, Banfilidin dhe Envigadon. bsh/

Foto: EPA

 

Фото: ЕПА

QËNDRONI TË LIDHUR