• e hënë, 01 korrik 2024

Hamasi paralajmëron se dëshiron t’i vazhdojë negociatat për armëpushim

Hamasi paralajmëron se dëshiron t’i vazhdojë negociatat për armëpushim

Gazë, 6 maj 2024 (MIA) - Organizata militante islamike palestineze Hamas sot bëri të ditur se dëshiron të vazhdojë bisedimet për armëpushim në Rripin e Gazës edhe pse Izraeli kërkoi evakuimin e banorëve nga lagjet lindore të qytetit Rafah në jug të territorit para një operacioni të mundshëm ushtarak.

Zëdhënësi i Hamasit Abdel Latif al-Kanu deklaroi për Frans pres se organizata e tij do të vazhdojë negociatat për të arritur marrëveshje "që siguron armëpushim", raporton Beta.

Ushtria izraelite urdhëroi sot banorët të evakuojnë disa lagje në pjesën lindore të qytetit Rafah, duke paralajmëruar se ushtarët po përgatiten për operacion ushtarak.

Egjipti, Katari dhe SHBA tashmë për disa muaj po përpiqen të vendosin armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës me qëllimin të një pauze në luftimet dhe lirimin e palestinezëve nga burgjet izraelite në këmbim të pengjeve izraelitë të kidnapuar nga militantët palestinezë gjatë sulmet në jug të Izraelit në tetor.

Bisedimet indirekte në Kajro përfunduan dje pa ndonjë përparim.

Hamasi dëshiron që marrëveshja për armëpushim të sigurojë fundin e ofensivës së Izraelit në Rripin e Gazës të cilën Izraeli e kundërshton, duke thënë se dëshiron ta shkatërrojë Hamasin.

Televizioni egjiptian Al-Kahera njuz, duke u thirur në burime të mirëinformuara, sot bëri të ditur se sulmi i djeshëm vdekjeprurës i Hamasit në pikën kufitare Kerem Shalom nga Izraeli në Gazë shkaktoi bllokim në negociatat për armëpushim. Hamasi dhe qeveria e Izraelit fajësojnë njëri tjetrin për mungesë të progresit në negociata.

Ndërkohë, negociatorët egjiptianë kanë përforcuar përpjekjet për të ndaluar përshkallëzimin e dhunës, tha burimi.

Mediat izraelite informojnë se katër ushtarë u vranë gjatë një sulmi raketor nga Hamasi pranë vendkalimit përmes të cilit kanë kaluar mijëra kamionë me ndihma humanitare për në Gazë.

Duke injoruar thirrjet ndërkombëtare për përmbajtje, kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu ka përsëritur vazhdimisht se ka në plan të fillojë një ofensivë të madhe tokësore në Rafah ku ai pretendon se fshihen batalionet e fundit të Hamasit.

Foto: DPA

QËNDRONI TË LIDHUR