• e enjte, 26 dhjetor 2024

Hamasi e vlerëson dëmin nga lufta në Gazë në 30 miliardë dollarë

Hamasi e vlerëson dëmin nga lufta në Gazë në 30 miliardë dollarë

Gazë, 9 mars 2024 (MIA) - Lufta në Gazë ka rezultuar me dëme prej 30 miliardë dollarë dhe shkatërrimin e rreth 80 për qind të ndërtesave në qytetin e Gazës, informoi sot zyra për media nën kontrollin e Hamasit.

Dëmi i përgjithshëm është në ndërtesat e banimit, objektet ekonomike dhe infrastrukturën si rrugët, tubacionet e energjisë elektrike dhe të ujit dhe sistemet e ujërave të zeza, kumtoi zyra.

Izraeli zhvillon luftë në Gazë pas invazionit nga militantët palestinezë të Hamasit dhe të tjerë në Izrael më 7 tetor, duke rezultuar në rreth 1.200 viktima dhe rreth 250 kidnapime.

Një pjesë e luftës së Izraelit përfshin bombardime masive të qyteteve dhe vendbanimeve në Rripin e Gazës me popullsi të dendur. Aleatët si SHBA kanë kritikuar intensitetin e veprimeve ushtarake të Izraelit të cilat kanë shkaktuar shumë viktima në civilë.

Ushtria izraelite pretendon se ka për qëllim të shkatërrojë Hamasin dhe të lirojë pengjet.

foto: DPA

QËNDRONI TË LIDHUR