Hamas dhe Fatah do të takohen me mediat në Pekin pas negociatave për pajtim
- Liderët e fraksioneve rivale palestineze Fatah dhe Hamas këtë mëngjes do të takohen me mediat në Pekin, ndërsa do të merr pjesë dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kinës Vang Ji.
- Post By Fami Bajrami
- 08:08, 23 korrik, 2024
Pekin, 23 korrik 2024 (MIA) - Liderët e fraksioneve rivale palestineze Fatah dhe Hamas këtë mëngjes do të takohen me mediat në Pekin, ndërsa do të merr pjesë dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kinës Vang Ji.
Në takimin do të përfaqësohen gjithsej 14 fraksione palestineze, publikoi kanali kinez i lajmeve CGTN në rrjetet sociale.
Fraksionet palestineze mbajtën dialog pajtimi në kryeqytetin kinez më 21-23 korrik, publikoi televizioni shtetëror CCTV.
Fraksionet palestineze në takimin në Pekin arritën marrëveshje për formimin e qeverisë së unitetit, me qëllim të krijimit të një shteti palestinez dhe përfundimin e okupimit, njoftuan mbrëmë mediat palestineze.
Në kumtesën e lëshuar në fund të takimit të djeshëm, përfaqësuesit e fraksioneve të ndryshme u dakorduan të formojnë qeveri të përkohshme të unitetit kombëtar dhe të bashkojnë institucionet në Bregun Perëndimor dhe Gazës, të fillojnë rindërtimin e Rripit të Gazës dhe të përgatiten për të mbajtur zgjedhje të përgjithshme sa më shpejt të jetë e mundur. rq/bsh/
Foto: arkivi i MIA-s