• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Halandi mund të bëhet lojtari më i paguar në Premier ligë

Halandi mund të bëhet lojtari më i paguar në Premier ligë

Londër, 17 nëntor 2024 (MIA) - Mançester Siti është në bisedime për vazhdimin e kontratës me sulmuesin e saj, Erling Haland.

Sipas “Miror”, drejtuesit e Mançester Sitit janë gati t’i ofrojnë futbollistit 24-vjeçar kontratë dyvjeçare me një pagë prej 500 mijë paund në javë. Nëse norvegjezi pajtohet të nënshkruajë kontratën, ai do të bëhet futbollisti më i paguar në Premier ligë, para bashkëlojtarit Kevin De Brujne i cili për momentin fiton 400 mijë paund në javë.

Thuhet se “Qytetarët” janë shumë të bindur se Halandi do të nënshkruajë kontratën e re me klubin.

Futbollisti norvegjez luan për skuadrën angleze që nga viti 2022. Ai luajti gjithsej 114 ndeshje ku shënoi 105 gola dhe 14 asiste. Kontrata e tij me Mançester Sitin është deri në qershor 2027.

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR