• e shtunë, 23 nëntor 2024

Haland kthehet në fushë dhe theu rekord të ri në Premier ligë

Haland kthehet në fushë dhe theu rekord të ri në Premier ligë

Londër, 11 shkurt 2024 (MIA) – Reprezentuesi norvegjez Erling Haland u bë futbollisti i parë në historinë e Premier ligës që ka shënuar 50 gola në po aq ndeshje në futbollin elitar anglez.

Haland pas një pauze të gjatë është kthyer këtë fundjavë në fanellën e Mançester Sitit dhe me dy gola në triumfin e së shtunës ndaj Evertonit (2-0) ndihmoi kampionin aktual anglez dhe evropian t'i afrohet dy pikë liderit Liverpulit, e që ka një ndeshje më pak.

Me golat kundër Evertonit, 23-vjeçari Haland arriti në kuotën prej 51 gola në 50 ndeshjet për Sitin.

Haland këtë sezon në 18 ndeshje të Premier ligës ka shënuar 16 gola, ndërsa mungoi në fushë për shkak të një lëndimi që nga 10 dhjetori deri më 13 janar dhe lëshoi pesë ndeshje. 

Foto: fejsbuk

QËNDRONI TË LIDHUR